Më 25 nëntor 2020 u nda nga jeta ai që konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga disa, e për disa të tjerë e ndan këtë trofe me të madhin Pele. Një talent i padiskutueshëm me topin në këmbë, Diego Armando Maradona do të bënte për vete miliona tifozë në të gjithë botën, gjatë një karriere që pati luhatje të shumta, për shkak të veseve të tij jashtë fushës, por edhe çaste magjike brenda saj. I tillë është “goli i shekullit” kundër Anglisë në Botërorin 1986, por edhe lumturia që i dha tifozëve të një skuadre modeste si Napoli, duke i dhuruar 2 tituj kampionë. “El Pibe De Oro” u nda nga jeta të mërkurën e 25 nëntorit, por për të gjithë tifozët dhe adhuruesit e tij, do të mbetet i pavdekshëm. (A2 Televizion)
Lamtumirë Maradona! Gjeniu i trazuar që nuk do të harrohet kurrë
