33-vjeçarja hyn në histori, thyen rekordin e Usain Bolt

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 15:10 | Sporte të tjera
33-vjeçarja hyn në histori, thyen rekordin e Usain Bolt

Botërori i atletikës që po zhvillohet në Doha dhuroi edhe një rekord që vështirë mund të thyhet.

Amerikania Allyson Felix ka hyrë me të drejtë në historinë e sportit teksa ka fituar bashkë me koleget e saj medaljen e artë në stafetën 4x400 metra.

Në këtë mënyrë, 33-vjeçarja fiton medaljen e saj të 12-të në një Botëror, duke mundur rekordin e mëparshëm të “mitit” xhamaikan Usain Bolt.   

Një rekord akoma më i ëmbël për Allyson, që vetëm 10 muaj më parë solli në jetë vajzën e saj që lindi para kohe me një ndërhyrje emergjence. Lindja kishte gjeneruar një konflikt me sponsorin e saj Nike, i cili kishte kërcënuar t’i priste sponsorizimet me 70%, por pas polemikave u tërhoq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos