E quajtën kolegun “mysliman terrorist”, Mercedesi heq nga puna 4 anëtarë të stafit

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 18:06 | Sporte të tjera
E quajtën kolegun “mysliman terrorist”, Mercedesi heq nga puna

Skuadra Mercedes e Formula 1 ka hequr nga puna 4 anëtarë të stafit të saj pasi një hetim i brendshëm ka dalë në përfundimin se ata janë tallur me një kolegun e tyre mysliman.

Kompania që ka dominuar vitet e fundit sportin më të shpejtë në botë ka shkarkuar 4 persona që punonin në departamentin e IT.

Në komunikatën zyrtare të Mercedes-AMG lexohet: “Mercedes-Benz Grand Prix Ltd konfirmon se 4 persona janë shkarkuar nga kompania në 2 gusht 2019. Kjo masë vjen pas një hetimi të brendshëm që konfirmoi shkeljen e Kodit të Diversitetit dhe Barazisë”.

Sipas mediave britanike, njëri prej punonjësve myslimanë është quajtur “mysliman i mallkuar terrorist”. Gjithashtu, gjatë Ramazanit, këta punonjës organizuan një sondazh për të gjetur se kur do ta prishte agjërimin kolegu i tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos