
Papa Françesku ka folur shpesh për luftën në Ukrainë, duke bërë thirrje për paqe mes palëve, megjithatë deri tani zëri i tij nuk është dëgjuar teksa luftimet vijojnë të marrin jetë njerëzish.
Këtë të diel, Ati i Shenjtë e ka quajtur një çmenduri atë që është duke ndodhur në Ukrainë, ndërsa është shprehur se armët nuk sjellin kurrë paqe.
“Një fatkeqësi e pakuptimtë, një çmenduri. Armët nuk sjellin kurrë paqen. Le të lutemi që liderët e këtyre vendeve të mos e humbasin dëshirën e njerëzve për paqe”, shtoi Papa Françesku nga sheshi i Shën Pjetrit këtë të diel. (A2 Televizion)