Komisioni i Ligjeve miratoi nismën ligjore të socialistëve Taulant Balla dhe Erion Braçe për sponsorizimet, pavarësisht skepticizmit që kishte edhe mes mazhorancës. Ndërsa demokratët thumbuan aleancën e dy deputetëve të PS-së, që dilnin nga një mbledhje e grupit parlamentar PS, ku u përjashtua Elisa Spiropali.
Taulant Balla dhe Erion Braçe sapo kishin dalë nga mbledhja e grupit parlamentar socialist që përjashtoi Elisa Spiropalin, kur u shfaqën në Komisionin e Ligjeve për të mbrojtur nismën e bashkëfirmosur prej tyre mbi sponsorizimet.
Në mbledhje i priste demokrati Saimir Korreshi, që kishte mprehur thumbin.
Njësoj si në komisionet e tjera, Balla dhe Braçe nënvizuan preferencën për kanalizimin e sponsorizimeve drejt sportit dhe veçanërisht futbollit, por edhe mes socialistëve kishte skepticizëm.
Nisma u miratua me të gjitha votat pro, ndërsa mbështetjen që kishte shprehur më herët me fjalë Korreshi e tregoi duke mos marrë pjesë në votim. (A2 Televizion)