Në vitin e dytë të mandatit të katërt PS e Edi Ramës u tkurr në 81 deputetë nga 83, të cilat fitoi në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Fjala e kryetarit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare në Durrës ishte e mjaftueshme për socialistët që ta përjashtojë Elisa Spiropalin në mungesë nga grupi parlamentar i PS.
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura, përdori të njëjta fjalë si Sekretari i Përgjithshëm për të shpjeguar se çfarë ka bërë Spiropali për të marrë këtë vendim ndaj saj. Sipas burimeve të A2 CNN edhe ata të cilët janë të brendshëm në grup e kanë patur të paqartë se kur është marrë një vendim nga Asambleja rreth të cilit është mbështetur edhe propozimi për përjashtim nga grupi apo ishte vetëm një urdhër i Edi Ramës.
Megjithatë vetëm dy deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe paqartësinë e tyre e përkthyen në votë abstenim.
Edi Rama, Belinda Balluku, Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e socialistëve. Ndërsa për konfliktet brenda familjes politike preferon të heshtë, Balla për reformën zgjedhore është i qartë në mendim, nuk ka më kohë pas 30 nëntorit edhe pse tani janë përfshirë ekspertët e huaj.
Ndryshe nga PD, PS është pro përdorimit të pajisjeve për identifikimin elektroni. (A2 Televizion)