5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 25/02/2023

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 13:33 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 25/02/2023

1. Zhbllokohet foltorja, PD insiston për komision hetimor, PS zbutet në tone e qëndrim

Opozita vijoi serinë e protestave para Parlamentit në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare të 3 marsit. Por ndryshe nga herët e tjera, brenda sallës u rikthye normaliteti, pas gati 2 muajsh nga nisja e këtij sesioni. Për herë të parë që prej dhjetorit, Taulant Balla arriti të fliste nga foltorja e Kuvendit, nga ku u dërgoi demokratëve të Berishës disa mesazhe që duket se synonin qetësimin e situatës. Kërkesave të vazhdueshme të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor mbi çështjen McGonigal, maxhoranca socialiste këtë herë i dha një përgjigje gjysmë pozitive. Kliko për zhvillimet e fundit politike

https://youtu.be/Bozf6Os5FcQ

2. Tarifat e reja të patentave, A2 CNN zbardh marrëveshjen

A2 CNN ka zbardhur marrëveshjen mes Shoqatave të Autoshkollave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe asaj të Transportit Rrugor për rritjen e çmimeve të patentave. Në varësi të kategorive, shtrenjtimi do të jetë me dy deri në tre herë nga muaji prill. Me çmimet e reja, Shqipëria futet te vendet me çmimin më të lartë të marrjes së lejes së drejtimit në raport me pagat. (Lexo më shumë)

https://youtu.be/igFD0_yCiP8

3. Borxhi publik në ulje për herë të parë në dy dekada

Për të parën herë në mbi dy dekada, Shqipëria arriti të ulë borxhin publik. Kjo edhe si pasojë e çmimeve të shtrenjta, nga të cilat qeveria grumbulloi më shumë para’. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, stoku i borxhit publik arriti në 66.97 për qind nga 73.16 për qind që ishte në 2021-shin apo 74.45 për qind në vitin pandemik 2020. Po a do mundet që borxhi publik të vijojë uljen edhe këtë vit? (Lexo më shumë)

4. 1-vjetori i luftës në Ukrainë

Një vit nga nisja e luftës në Ukrainë, konflikti nuk duket se do të përfundojë shpejt. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se 2023 do të jetë viti i fitores, por gjithçka flet për një tjetër ofensivë ruse teksa afron pranvera. Kliko për raportimin special të A2 CNN në përvjetorin e luftës.

https://a2news.com/2023/02/24/rrugetim-mes-nje-vendi-ne-lufte/
https://a2news.com/2023/02/24/1-vit-lufte-ne-ukraine-kalendari-i-nje-pushtimi-gjakatar/

5. Tërmeti në Turqi, mbi 50 mijë viktima dhe 84 miliardë dollarë dëm ekonomik

Turqia vijon të shërojë plagët, pas tërmeteve katastrofike që goditën vendin më 6 shkurt, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 mijë persona. Gjatë 20 ditëve të fundit pati edhe mbi 9100 pasgoditje, disa prej tyre me magnitudë 5,5 dhe 6, ku nuk munguan sërish viktimat. Sipas “Wall Street journal”, dëmi ekonomik përllogaritet të jetë 84 miliardë dollarë, ose sa 10% e ekonomisë turke në vitin 2022. Kliko për të fundit nga tërmeti në Turqi

Parashikimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN

https://youtu.be/oBPztKWT7qk

Çmimet e karburanteve

Nafta: 190 lekë/litri

Benzina: 186 lekë/litri

Gazi: 80 lekë/litri

Bordi i Transparencës, 18 shkurt 2023

Videot që nuk duhet t’i humbni

Blegtori nga Lazarati që braktisi bagëtitë për qumështin e gomaricës

https://youtu.be/xFDopcgv3jg

Flini në këtë mënyrë për të rritur jetëgjatësinë tuaj me gati 5 vjet  (A2 Televizion)

https://youtu.be/y68YAvsBAvU

A2 CNN Livestream

Latest Videos