5 ide se si të visheni për natën e Vitit të Ri?

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 23:34 | Lifestyle

Fundi i vitit po afron dhe bashkë me të vjen edhe dilema e zakonshme; çfarë të veshim natën e ndërrimit të viteve? Për të mos e gjetur veten në gardërobë në minutën e fundit, sekreti është të planifikoni përpara. Dhe mbani në mend rregullin gjithmonë të  vlefshëm "less is more”.

Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga shkëlqimi dhe teminat apo një fustan i rëndë, ndoshta me tone të ndezura, por thjesht fokusohuni në disa elementë. Gjithçka që ju nevojitet është një palë pantallona të veçanta, një palë këpucë me një dizajn të sofistikuar dhe një palë vathë për të marrë pamjen e duhur.

Nëse jeni duke kërkuar frymëzim, po ju sjellim disa ide interesante për t'iu përshtatur stilit tuaj personal dhe humorit të mbrëmjes.

Nëse po planifikoni një arratisje në mal, përqendrohuni në diçka komode, si një pulovër kashmiri ose një fustan i trashë. Por nëse jeni një party girl vishuni me rroba dhe aksesorë vezullues. Por nëse keni vendosur ta prisni mesnatën e vitit të ri në shtëpi me familjen apo miqtë tuaj më të ngushtë, kryefjala është rehati, por pa sakrifikuar stilin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos