Bylykbashi kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri kujdestare, kundërpërgjigjet Ulsi Manja

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 11:00 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi SPAK-un se po mban në pushtet mazhorancën. Në komisionin e ligjeve Bylykbashi theksoi se SPAK nuk ka reaguar për sjelljen e policisë ndaj protestuesve.

“Unë prisja nga prokuroria kishte filluar hetimin e të gjithë zinxhirit të të komandues të policisë së shtetit për ato krime që kanë ndodhur në gjatë protestave, për atë lloj brutaliteti i cili nuk ka lidhje me sjelljen sipas ligjit të policisë së shtetit. Çka bërë zero? Pse? Sepse duhet të vijë dhe vala e dytë që të bëjmë dhe masa represive”, tha Bylykbashi .

Bylykbashi akuzoi përsëriti kërkesën e opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, pas akuzave të djeshme të kryebashkiakut Veliaj. Sipas tij parlamenti duhet të miratojë një kornizë ligjore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ajo që kanë dëgjuar dje shqiptarët, ato lloj kërcënimesh të konfirmuara në mënyrë të përsëritur dje pavarësisht që të gjithë ne i dimë edhe ju i dini, por kur dëgjohen aq me aq zë të lartë i bëjnë përshtypje, nuk ka asgjë tjetër veçse konfirmojnë dhe më fort një gjë shumë të thjeshtë. Ajo që ka kaq muaj, po kaq vite, po edhe muajt e fundit dhe pak më përpara ish një grup fëmijësh që bërtisnin jashtë te Rama jep dorëheqjen me melodinë që tashmë është bërë ka ngelur në veshjen e kujtdo. Ikën kjo qeveri. Vjen një qeveri kujdestare e cila ka një detyrë. Një merr masat që shteti mos të brutalizojë zgjedhjet, mos ndërhyjë në zgjedhje. Parlamenti duhet të miratojë patjetër një kornizë ligjore kujdestarie që pengon shtetin të hyjë në zgjedhje. Garanton kushtet për zgjedhje të lira, të ndershme dhe kur këto kushtet kenë ardhur zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Ky parlament e ka zgjidhjen. Por është parakusht ikja e tij, ky parlament e kupton, e ka dispozitën në kodin zgjedhor, veç shpërndahet, thërrasim zgjedhjet të parakohshme dhe legjitimiteti i shkon në dorë zgjedhësve, votojnë ata dhe ky parlament riformohet. Sepse kështu siç është që ditën që ka dalë nuk ka nuk ka pikën e legjitimitetit”, theksoi Bylykbashi.

Nga ana tjetër, Ulsi Manja i cilësoi qëndrimet e opozitës si pjesë të retorikës së saj politike dhe theksoi  se Kuvendi duhet të vijojë punën për miratimin e buxhetit dhe ligjeve që lidhen me integrimin europian.

“Përtej qëndrimeve politike tashmë të njohura të opozitës, se nuk është ndonjë risi kjo që kolegu Bylykbashi bëri sot këtu. Madje unë do të thosha është pjesë e ritualit të përditshëm dhe të një skenari të përditshëm që ka opozita, e cila në fakt në vend ku të ishte alternativë e qeverisjes, është kthyer në një zëdhënëse e aktualitetit të përditshëm politik dhe shoqëror Shqipëri, por kjo është pjesë e opozitës, është punë e tyre. Ne kemi detyrën tonë dhe detyra jonë është të miratojmë buxhetin dhe ligjet që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evopian. Nuk ka qeveri kujdestare, se këta një ditë ja vënë qeveri teknike, një ditë qeveri kujdestare. Pastaj thonë të vetë shpërndaheni. E kuptoni tani? Thotë të vetë shpërndaheni. E dinë shumë mirë që arkitektura kushtetuese, një mazhorancë që ka numra për të kaluar ligje me shumicë të cilësuar, në fund fare nuk ka ngelur gjë tjetër, vetëm t'i luten aman shpërndahu, por kjo është çështje tjetër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos