6 javë nga vrasja e Aminit, vijojnë protestat në iran, të vrarë e të arrestuar

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 17:34 | Bota
6 javë nga vrasja e Aminit, vijojnë protestat në iran, të

Vala e protestave në Iran, nuk jep sinjale zbutjeje ndërsa mijëra vetë mbushën rrugët për të shënuar 40 ditë që prej vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini nga forcat e policisë.

Manifestimet e së mërkurës ishin më të mëdhatë që prej shpërthimit të trazirave, me policinë që qëlloi me armë zjarri ndaj protestuesve në Saqqez, qyteti ku jetonte Amini.

Të paktën 1 person u vra të mërkurën dhe një tjetër të enjten, dhjetë vetë janë vënë në pranga, mes të cilëve edhe 15 mjekë. Grua, jetë liri, dhe vdekje diktatorit ishin thirrjet e protestuesve.

Republika Islamike po e shtyp me forcë rebelimin, e sipas grupit për të drejtat e njeriut me bazë në Norvegji të paktën 234 protestues janë vrarë deri më tani, përfshirë 29 fëmijë. 

Në një hetim ekskluziv, CNN hedh dritë mbi orët e fundit të adoleshentes, e cila ishte mes protestuesve të shumtë që dolën në rrugë pas vdekjes së Aminit.

Qeveria iraniane ka bërë një sërë deklaratash kontradiktore lidhur me rastin, duke thënë fillimisht se vdekja e vajzës nuk kishte lidhje mes protestat, por se ishte hedhur nga tarraca e një pallati.

Të mërkurën u tha se 16 vjeçarja, personazh i njohur në rrjetet sociale ishte vetëvrarë.  Por pasi analizoi më shumë se 50 video dhe foli me 6 dëshmitarë, CNN zbuloi të dhëna se 16-vjeçarja ishte ndjekur dhe shoqëruar me forcë në një furgon policie pak orë para se të zhdukej e të shpallej e vdekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos