Gjykata e Posaçme lë në fuqi deklarimin e pafajshëm të Etleda Çiftes

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 15:30 | Aktualitet
Gjykata e Posaçme lë në fuqi deklarimin e pafajshëm

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi deklarimin e pafajshëm të Etleda Çiftes, anëtare e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, kryesuese, Igerta Hysi anëtare dhe Daniela Shirka anëtare, përfundoi sot shqyrtimin e çështjes mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur:

“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë 16.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,  thuhet në njoftimin e GJKKO-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos