![]()
Mbi 300 mijë persona janë detyruar të braktisin banesat e tyre në Jemen si pasojë e përshkallëzimit të luftimeve në pjesën perëndimore të vendit.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ngre alarmin për përkeqësimin e situatës humanitare, ndërsa shumica e zhvendosjeve është regjistruar gjatë dy muajve të fundit.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) paralajmëron se mijëra familje kanë nevojë urgjente për strehim, ushqim, ujë të pijshëm dhe shërbime shëndetësore.
Kreu i misionit të IOM-it në Jemen, Abdusator Esoev, deklaroi se pas vitesh konflikti, familje të shumta po detyrohen të largohen sërish nga shtëpitë e tyre, shpesh duke marrë me vete vetëm rrobat që kanë veshur.
Ai u bëri thirrje palëve ndërluftuese të garantojnë mbrojtjen e civilëve dhe punonjësve humanitarë, si dhe të sigurojnë kalimin e papenguar të ndihmave, veçanërisht në zonat e vështira për t'u arritur në rajonin e Taizit. (A2 Televizion)