
Mbi 50 milionë qytetarë amerikanë kanë votuar paraprakisht në zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa Shtetet e Bashkuara po i afrohen ditës zyrtare të votimit.
Në ditët e fundit të fushatës, presidenti Donald Trump ka shtuar aktivitetet elektorale, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të mobilizohen për të garantuar pjesëmarrje sa më të lartë të republikanëve.
Trump ka zhvilluar tubime elektorale pothuajse çdo ditë gjatë muajit të fundit, duke e përqendruar mesazhin e tij te mobilizimi i bazës republikane.
Interesi për zgjedhjet e këtij viti është i lartë. Sipas të dhënave të raportuara, mbi 50 milionë amerikanë kanë votuar paraprakisht, personalisht ose përmes postës.
Kjo shifër tejkalon pjesëmarrjen e hershme në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022, kur rreth 46 milionë qytetarë votuan përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve. (A2 Televizion)