7 banka ruse jashtë sistemit “Swift”, mes tyre banka e dytë më e madhe në Rusi

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 16:30 | Bota
7 banka ruse jashtë sistemit “Swift”, mes tyre banka e

Bashkimi Europian do të përjashtojë 7 banka ruse nga sistemi "Swift", që lehtëson transaksionet ndërkombëtare si pjesë e sanksioneve ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas një deklarate të bllokut në mesin e tyre janë banka e dytë më e madhe në Rusi VTB, Novikombank, Rossiya Bank dhe VEB.

“Me shpejtësi të dritës, Bashkimi Evropian ka miratuar tri valë të sanksioneve të ashpra kundër sistemit financiar të Rusisë, industrive të teknologjisë së lartë dhe elitës së korruptuar”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një komunikate.

Në listë nuk janë përmendur bankat e mëdha ruse, Sberbank dhe Gazprombank, të cilat kanë qasje në SWIFT për t’u mundësuar shteteve të BE-së të kryejnë pagesa për naftën dhe gazin rus. Por një zyrtar i lartë i BE-së ka thënë se lista do të jetë “vazhdimisht nën shqyrtim”.

Sberbank, njoftoi më herët se do të largohej nga tregjet evropiane, teksa filialet e saj po përballen me transferim të madh të parave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos