
Komisioni Europian deklaroi të mërkurën propozimin e tij që vendet anëtarë të Bashkimit Europian të pranojnë refugjatët ukrainas duke i lejuar të banojnë dhe punojnë në BE për të paktën dy vjet.
Plani urgjent po bëhet gati teksa numri i të larguarve nga Ukraina drejt BE-së kaloi 835000 njerëz. Vende si Polonia, Hungaria, Rumania dhe Sllovakia kanë qënë pritësit e parë të refugjatëve.
Sipas OKB ka mbi 1 milinë ukrainas të zhvendosur brenda vendit të pushtuar. Shumë refugjatë të tjerë priten teksa sulmet ruse mbi qendrat e banuara shtohen.
"Europa qëndron pranë atyre që kanë nevojë për mbrojtje. Të gjithë ata që i largohen bombave të Putinit janë të mirëpritur në Europë", tha shefja e komisionit Ursula von der Leyen në një deklaratë.
"Do sigurojmë mbrojtje dhe strehë dhe do ndihmojmë ata që kërkojnë një rrugë të sigurtë për t’u kthyer në shtëpi", shtoi ajo.
Propozimi i Komisionit Europian parashikon dhënien e lejes së qëndrimit për familjet ukrainase që i ikin luftës, si dhe të drejtë punësimi dhe arsimimi për dy vjetët e para. (A2 Televizion)