
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se në 24 orët e fundit 8 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Gjithashtu nga 3649 testime të kryera, 553 prej tyre rezultuan pozitive. Ndërkohë personat e shëruar në ditën e fundit janë 534.
Që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 78.380 raste të infektimit. (A2 Televizion)