
Palestina ka dënuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke e cilësuar atë në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, i bëri komentet një ditë pasi Kosova hapi zyrtarisht Ambasadën në Jerusalem, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.
Turqia po ashtu kritikoi hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe kërkoi reagim për aktin që e vlerëson si të papërgjegjshëm.
Lajmi për hapjen e ambasadës së Kosovës u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.
Ndërkaq, qëkur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017 dhe në bazë të këtij vendimi ta vendosin edhe ambasadën në Jerusalem, nga BE-ja asnjë shtet nuk e ka ndjekur një hap të tillë. (A2 Televizion)