
Flitej prej disa muajsh që Bayern Munchen do të thyente rekordin e lojtarit më të shtrenjtë të blerë në Gjermani, por tashmë është zyrtare. Lucas Hernadez do të jetë bavarez duke filluar nga vera e ardhshme. Klubi gjerman do të paguajë në arkat e Atletico Madrid plot 80 milionë euro, ndërsa francezi do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, deri në korrik 2024.
“Jam shumë i lumtur që po blejmë një prej mnbrojtësve më të mirë në botë, një kampion bote”, tha drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic.
Gjatë ekzaminimit mjekët gjermanë zbuluan se Hernandez ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë, dhe pas diskutimeve me Atleticon u vendos që do t’i nënshtrohet operacionit. “Por do të jetë gati për Bayern në nisje të sezonit të ri”, tha doktori i klubit, Dr. Hans-Wilhelm Müller-Ëohlfahrt.
Vetë lojtari u shpreh: “Është një ditë shumë e rëndësishme në karrierën time. Bayern është një prej klubeve më të mirë në Europë dhe botë. Jam krenar që do të vesh këtë fanellë, por Atletico do të mbetet gjithmonë një pjesë e imja”. (A2 Televizion)