9 milionë njerëz do marrin vaksinën eksperimentale kineze në dhjetor

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 13:58 | Bota
9 milionë njerëz do marrin vaksinën eksperimentale kineze në

Indonezia ka në plan të vaksinojë 9 milionë njerëz me një vaksinë eksperimentale të zhvilluar nga prodhuesi kinez i ilaçeve Sinovac Biotech në dhjetor, njoftoi të mërkurën një ministër i lartë i qeverisë.

Ministri për Çështjet Detare dhe Investimet, Luhut Binsar Pandjaitan tha se vaksinimet "ka të ngjarë të fillojnë në javën e tretë të dhjetorit."

Qeveria indoneziane do të vaksinojë "nëntë milionë njerëz në zona të veçanta që ne besojmë se kontribuojnë shumë në rritjen e numrit të lartë të rasteve Covid-19", tha Pandjaitan.

Autoritetet indoneziane deklaruan se vaksinimi do ta vendosë vendin në rrugën e duhur për të hequr kufizimet në destinacionin e njohur turistik Bali, planifikuar të rihapet në fillim të vitit 2021.

Indonezia ka regjistruar gjithsej 421,731 raste me koronavirus, prej të cilave numëron 14,259 humbje jete, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos