Mbyllen operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir, publikohet bilanci zyrtar i tërmetit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 10:59 | Bota
Mbyllen operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir, publikohet

Autoritetet turke kanë njoftuar se kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit pas tërmetit të fuqishëm që goditi zonën e Egjeut ditën e premte.

Sipas të dhënave zyrtare, tashmë nga tërmeti 6.6 ballë Rihter kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa 1035 të tjerë janë plagosur, një pjesë e të cilëve është ende në spital dhe po merr mjekim.

Kryetari i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave Mehmet Güllüoğlu falënderoi të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe vullnetarët që u angazhuan në këtë operacion kaq delikat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos