
“Jemi një skuadër me lojtarë me eksperiencë dhe me të rinj. Pavarësisht moshës, jemi të gjithë bashkë dhe kjo është gjëja më pozitive”.
Kështu u shpreh mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, para dy ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve ndaj Islandës dhe Izraelit.
Bajrami u shpreh se objektivi është ta nisim sa më mirë edicionin e Nations League. “Konkurrenca është normale në futboll, çdo lojtar dëshiron të luajë, por në fund çdo vendim i takon trajnerit.
Objektivi është ta nisim sa më mirë edicionin e Nations League, me rezultat pozitiv. Të stërvitemi sa më mirë dhe të japim maksimumin.
E ardhmja pas këtij sezoni? Ishte edicioni i parë në Serie A, ka ecur shumë mirë, si për mua edhe për Empolin që mbijetoi. Nuk e di çfarë të them për të ardhmen, tani jam i përqendruar në Ligën e Kombeve.
Euro 2016 a mund të përsëritet? Jemi të vetëdijshëm se jemi një skuadër cilësore dhe e fort”, tha Bajrami. (A2 Televizion)