“A mund të prenotoj vizitë në burg?”, keqbërësi që “çmendi” femrat, sërish pas hekurave

Nga A2 CNN
14 Maj 2022, 15:43 | Lifestyle

Një keqbërës, i cili u bë i famshëm falë pamjes së tij tërheqëse kur policia e shpalli në kërkim në fillim të vitit, është arrestuar sërish, duke bërë që fanset e tij të “përmbysin” sërish me mesazhe postimin e policisë angleze.

37-vjeçari Jonathan Cahill është arrestuar kësaj radhe për shpejtësi të lartë dhe mosndalim kur u urdhërua nga efektivët.

Në postimin e policisë, mesazhet janë të tilla si “A mund të prenotoj vizitë në burg?” dhe “Nuk do e kisha problem të qëndroja në një qeli me të për 2 vite”.

Herën e parë, Cahill u arrestua për vjedhje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/01/kerkohet-per-vjedhje-zemrash-fanset-duan-ta-lidhin-ne-shtrat-deri-sa-te-vije-policia/

A2 CNN Livestream

Latest Videos