Shpërthim i fuqishëm në Vietnam, 6 të vdekur dhe 10 të plagosur

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2026, 09:19 | Bota

Shpërthim i fuqishëm në Vietnam, 6 të vdekur dhe 10 të

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një restorant në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 në një restorant në rrugën Dong Da, duke shkaktuar dëme të shumta edhe në ndërtesat fqinje në këtë zonë me popullsi të dendur.

Policia bëri të ditur se hetimet për shkaqet e shpërthimit vijojnë, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Një banore e zonës, 26-vjeçarja Lan Phuong, i tha medias VnExpress se shpërthimi e zgjoi atë dhe motrën e saj të vogël nga gjumi, ndërsa dera e ballkonit u shkëput dhe u hodh rreth tre metra larg.

“Fatmirësisht, në atë moment të dyja ishim të mbuluara me batanije dhe nuk pësuam lëndime të rënda. Por ishim të tmerruara dhe mundëm vetëm të bërtisnim”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos