All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mocioni me debat për raportin e KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2026, 09:31 | Politikë
All - Paragraf - 1

Mocioni me debat për raportin e KE për Shqipërinë,

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën 10 dhjetor për zhvillimin e mocionit me debat lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.

All - Paragraf - 3

Mocioni është kërkuar nga Partia Demokratike, ndërsa në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve palët kanë rënë dakord për datën e zhvillimit të debatit.

NJOFTIMI I KUVENDIT 

Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u mblodh Konferenca e Kryetarëve. Pika e parë në rendin e ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për Mocion me zhvillim debati. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti mirëkuptimin dhe vendosi me dakordësi që mocioni me debat të zhvillohet në seancën e datës 10 Dhjetor 2026.

All - Paragraf - 6

Pika e dytë dhe e tretë në rendin e ditës ishte shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 – 25 dhjetor 2026 dhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 25 dhjetor 2026. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos