“Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 14:16 | Ekonomi
“Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

“Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!” Nën këtë moto u çel java e parasë këtë vit, 7 ditë të dedikuara për rritjen e kulturës financiare mes brezave të rinj dhe edukimit të publikut.

Së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, ministren e Arsimit dhe kreun e Shoqatës së Bankave, ishin fëmijët që dhanë mesazhet e tyre përmes punimeve.

Nga vizatimet me të mira, te projektet e klasave, fotomontazhet e videot tematike, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve, por edhe studentë të ekonomikut me anë të eseve, sollën në mënyra të ndryshme rëndësinë e kursimit dhe shpenzimit të kujdesshëm të parave.

Guvernatori Sejko deklaroi se kultura dhe përfshirja është një prej objektivave më të rëndësishëm të punës së bankës qendrore, që ka punuar edhe për ngritjen e një strategjie me objektiva dhe plane veprimi për të rritur edukimin.

Edukimi financiar është një gur themeli edhe në sytë e Ministrisë së Arsimit dhe sistemit bankar.

Pjesë e fushatës edukuese është edhe leximi i drejtë i vlerës së kartëmonedhave, për të hequr termin lekë i vjetër. Ndërsa java do të pasojë me aktivitete të ndryshme në shkolla e gjimnaze, si dhe me zhvillimin e finales së Shqipërisë për Kuicin Europian të Parasë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos