Aeroplani përplaset në aeroport, 10 të vdekur

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 15:45 | Bota
Aeroplani përplaset në aeroport, 10 të vdekur

Tragjedi ajrore në qiellin e Teksasit. Një aeroplan i vogël dy motorësh është përplasur me një hangar duke marrë flakë, në aeroportin e Addison, 10 kilometra nga Dallasi.

Si pasojë 10 persona, pasagjerët dhe ekuipazhi, kanë ndërruar jetë.

Ende nuk dihen identiteti i viktimave dhe shkaqet e tragjedisë, edhe pse disa dëshmitarë thonë se një nga motorët është shkëputur pak para impaktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos