Ishte drejtuar drejt avionëve izraelitë, raketa ruse godet Qipron

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 14:42 | Bota

Një fshat i Qipros u zgjua natën e kaluar e tmerruar nga një shpërthim që nuk do të kishin menduar të përjetonin: një raketë kundërajrore ruse.

Nuk është një film por ajo që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, kur një raketë e identifikuar si një S-200 e prodhuar nga Rusia ka goditur një kodër afër fshatit të Tashkent, në Qipron turke, por vetëm 20 kilometra nga Nikosia, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.      

Ushtarë turq kontrollojnë zonën e goditur në Tashkent.

Në të njëjtin moment, një sulm ajror po ndodhte sipër qytetit të Homs në Siri, nga ana e forcave izraelite, e kundërshtuar nga forcat siriane.

Sipas ministrit së Jashtëm së Qipros turke, Kudret Ozersay,  “një raketë siriane e prodhimit rus ka rënë këtu si pasojë e një gabimi të mbrojtjes kundërajrore”. Ministri i bëri apel Sirisë dhe Izraelit të bëjnë vëmendje me pasojat në vendet e afërta.  

Kodrat e goditura nga raketa

Qyteti i Homs ndodhet rreth 310 kilometra nga kodra në Qipro, por rrezja e S-200 rus e tejkalon atë, duke arritur 400 kilometrat.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos