Parisi edhe këtë të dielë ka përjetuar momente tensioni me mbajtjen e protestës së radhës të lëvizjes së “jelekverdhëve”, e 33-ta radhazi nga nëntori i kaluar.
Protestuesit u përballën me policinë, duke përdorur edhe teknik asi ato të rezistencës pasive.
Ndaj një grupi të tillë, që refuzonte të luante nga pozicioni i ulur në asfalt, pamjet amatoriale kanë treguar përdorimin e gazit lotsjellës të forcave të rendit, që spërkatën protestuesit me anë të disa bombolave spray.

Aksioni u kritikua nga opinioni publik, eshë sepse disa policë duket sikur përdorin gazin me distancë shumë të afër me protestuesit. (A2 Televizion)