Aeroporti i Brandenburg, Berlin: Duhet të kishte nisur punën që në qershor 2012, por shtyrjet e vazhdueshme kanë bërë që hapja të jetë programuar për vitin 2020 ose 2021. Aeroporti Ndërkombëtar “Al Maktoum”, Dubai: i vetmi në listë që ka nisur punën, ndërkohë që do të zgjerohet me tre terminalë të tjerë. Aeroporti i Manchester, Mbretëria e Bashkuar: Është aeroporti i tretë më i populluar në Britani i cili po i nënshtrohet rinovimin më të madh në historinë e aeroporteve në ishull. Aeroporti i ri ndërkombëtar, Mexico City: i vetmi në listë që rrezikon të mos ndërtohet pasi Presidenti i ri i Meksikës ka bërë thirrje për referendum për të vendosur mbi fatin e projektit. Aeroporti Louis Armstrong, New Orleans, SHBA: Afati i nisjes së aktivitet është shtyrë dy herë deri më tani për shkak të projektit gjigant, por me shumë mundësi do të hapet në maj 2019. Aeroporti “LaGuardia”, New York: Rinovimi që po i bëhet aeroportit të mbipopulluar do të shtojë portat dhe do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën. Aeroporti i Newark, New Jersey, SHBA: Një investim prej 2,3 miliardë dollarësh që do të ndryshojë rrënjësisht një prej aeroporteve më të populluar të Shteteve të Bashkuara. Aeroporti Ndërkombëtar “Daxing” i Pekinit: Edhe pse do të jetë një ndër aeroportet më të frekuentuar në botë, është dizajnuar për të shkurtuar ndjeshëm kohën që udhëtarët do të kalojnë nga mbërritja deri në nisjen e udhëtimit. Aeroporti ndërkombëtar i Pittsburgh, SHBA: Rinovimi do të kushtojë 1,1 miliardë dollarë dhe punimet pritet të përfundojnë në vitin 2023. Aeroporti perëndimor i Sidney: Punimet kanë nisur në shtator 2018. Aeroporti i Singaporit: Do të hapet në vitin 2019, një hapësirë moderne për të kaluar nga njëri terminal në tjetrin. Aeroporti i ri i Stambollit: Do të hapet këtë vit dhe sipas parashikimeve do të jetë në gjendje që të pranojë deri në 150 milionë pasagjerë në vit. Aeroporti ndërkombëtar Long Thanh, Vietnam: Do të zëvendësojë totalisht aeroportin ekzistues Ho Chi Min dhe mendohet se do të hapë dyert në vitin 2025.
Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin transportin ajror për të udhëtuar, shtete të ndryshme të botës janë duke iu përshtatur kërkesës në rritje për aeroporte më të mirë dhe më modernë, në gjendje për të pritur dhjetëra miliona pasagjerë.
Shfletoni galerinë për të parë aeroportet më të bukur që pritet të nisin punë në vitet e ardhshme. (A2 Televizion)