Ahmetaj bën bilancin: Reforma për të mbajtur rritjen

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 17:38 | Ekonomi
Ahmetaj bën bilancin: Reforma për të mbajtur rritjen

Rritja ekonomike mbi nivelin 4% sipas qeverisë shqiptare do të vazhdojë, pavarësisht rreziqeve si reshjet, apo ngadalësimi i konsumit dhe investimeve. Kjo sipas ministrit të Financave Arben Ahmetaj do të mundësohet nga një valë e dytë reformash.

“Sfida e kësaj qeverie, në këndvështrimin tim personal, është vala e dytë e reformave. Jo vetëm për të mbajtur ritmin, por për ta përshpejtuar ritmin. Dhe unë jam i bindur që ritmi do të jetë dyfish i përshpejtuar”.

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë dhe Financave

Gjatë daljes për mediat, Ahmetaj bëri një bilanc të periudhës së tij në krye të financave publike, ku u shpreh krenar për indikatorëve arritur, veçanërisht në drejt të konsolidimit fiskal dhe ndërmarrjes së politikave të majta.

“5,5%, jam shumë krenar për këtë. Të ulësh borxhin, të mbash deficitin nën 2% dhe të kesh mesataren më të ulët të taksimit të punës, kjo do të thotë të jesh i majtë”.

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë dhe Financave

Pas daljes në treg me eurobondin me një interes më të ulët dhe në bazë të treguesit të borxhit, qeveria pret një rritje të vlerësimit nga agjencitë ndërkombëtare. Ndërkohë, investimet e huaja direkte për vitin që lamë pas pritet të kenë kapur shifrën e 1 miliard eurove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos