
Rritja e pagës minimale mund të ketë një efekt negativ për ekonominë e vendit, duke shkurtuar vendet e punës.
Eksperti i Ekonomisë, Albert Gajo, shprehet se ndërsa rritja me 2 mijë lekë do të rrisë të ardhurat nga kontributet në buxhetin e shtetit, ajo mund të kthehet në një barrë të papërballueshme për bizneset.
Gajo propozon eliminimin e kufirit të pagës minimale, për shkak se ajo duhet të rregullohet nga kërkesa dhe oferta e tregut.
Në vend të saj, qeveria duhet të fokusohet në uljen e informalitetit përmes deklarimit të pagave reale.
Kundër kësaj rritjeje janë shprehur dhe fasonët, për të cilët në kushtet e zhvlerësimit të euros, do të përkthehet në mungesë investimesh dhe mosrritje të numrit të punonjësve. (A2 Televizion)