
Mbi 1 mijë struktura shëndetësore, publike dhe private pritet t’i nënshtrohen akreditimit. Klinika mjekësore, dentare, spitale universitare, rajonale, bashkiakë, qendra shëndetësore, kanë marrë tashmë kërkesën nga agjencia e akreditimit për të vërtetuar cilësinë e standardeve të shërbimit. Por çfarë duhet të plotësojnë këto struktura që të akreditohen nga Ministria e Shëndetësisë?
Kreu i Agjencisë më të e re të akreditimit, Denis Gjika, thotë se ky proces nuk është I detyrueshëm për strukturat shëndetësore.
Por përmbushja e standardeve të cilësisë është kusht për të arritur autonominë financiare.
Aktualisht në vendin tonë janë të akredituar vetëm 36 struktura shëndetësore, kryesisht spitale publike dhe private.
Një prej spitaleve që plotëson standardet e akreditimit, numrin e duhur të mjekëve, infrastrukturën dhe pajisjet mjekësore është sanatoriumi, ndërsa qendra më ë madhe spitalore “Nënë Tereza” ende nuk e ka kaluar këtë proces. (A2 Televizion)