Kundër hartës së re gjyqësore, Gjokutaj: Largimi i qytetarit nga gjykata e bën të vështirë realizimin e drejtësisë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 20:26 | Aktualitet
Kundër hartës së re gjyqësore, Gjokutaj: Largimi i qytetarit

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se harta e re gjyqësore po kundërshtohet nga komuniteti i avokatëve pasi, sipas tij, “largimi i qytetarit nga gjykata e bën të vështirë realizimin e drejtësisë”.

“Është një protestë që po bëhet në dobi të procesit dhe pjesëmarrësve në proces. Ky bojkot i avokatëve nuk është në interesin e tyre, por vjen si rrjedhojë e nevojës për të mos cenuar cilësinë e drejtësisë. Është hera e parë që komuniteti i avokatëve proteston dhe nuk ka asnjë ngjyrim politik. Kjo hartë nuk duhet të miratohet, hartuesit e saj ende kanë mundësinë të rregullojnë këtë hartë”, tha Gjokutaj.

https://a2news.com/2022/06/14/harta-e-re-gjyqesore-avokatet-nisin-bojkotin-e-gjyqeve-paralajmerojne-pershkallezim/

“Po të dëgjosh shpjegimin e ministrit (Ulsi Manja) duket që është propagandë e pastër politike. Harta përqendron gjykatat në disa rrethe. Drejtësia është shërbim ndaj qytetarit dhe cilësia e shërbimit ka të bëjë së pari me kohën. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Duhet të shkojë shërbimi te qytetari dhe jo qytetari te shërbimi. Largimi i qytetarit nga gjykata e bën të vështirë realizimin e drejtësisë. Në një çështje penale, përveç personit në akuzë, kemi të bëjmë dhe me dëshmitarë. Udhëtimi i tyre drejt gjykatës së largët, do ta zvarrisë procesin. Do të ketë më shumë shpenzime gjyqësore”, shtoi Gjokutaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos