
Aksident i rëndë në autostradën Levan- Fier, ku një automjet ka përplasur një adoleshent 14-vjecar që po kalonte rrugën me të ëmën.
Adoleshenti si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend, ndërsa gruaja 36-vjeçare është plagosur dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Fermë Çlirim, dhe mësohet se autori është një 20-vjeçar nga fshati Dërmënas, me inicialet R.S, që në momentin e parë nuk ka ndalur në vendngjarje por u kap nga shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)