Atentat në Tiranë, vritet 26-vjeçari brenda makinës

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 00:11 | Kronikë
Atentat në Tiranë, vritet 26-vjeçari brenda makinës

Mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me një breshëri plumbash drejt një automjeti tip BMW X 5 në levizje.
Për shkak të plagëve të marra 26-vjeçari Santiago Malko ka ndërruar jetë në moment.

Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, në afërsi të urës së Brarit. ku dhe kanë djegur mjetin e tyre tip Mercedes Benz.

Viktima ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit, por sipas informacioneve njihej edhe si mik i Ervis Martinajt.

Policia ka shoqëruar persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos