Aksident në Vlorë, makina përplas për vdekje kalimtarin

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 08:16 | Kronikë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka përplas një këmbësor, i cili për shkak të plagëve të marr ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, në rrugën dytësore mbrapa Lungomares, ku një person ende i paidentifikuar është përplasur nga makina ndërsa po kalonte në vizat e bardha.

Kalimtari u dërguar në Spital nga banorët e pallateve përreth, por nuk mundi të mbijetojë, ndërkohë që po hetohen shkaqet e aksidentit.

Bëhet me dije se zona ku ka ndodhur aksidenti është me shpejtësi të kufizuar për shkak të numrit të madh të pushuesve në sezonin e verës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos