
Zbulohen emrat e 7 personave të arrestuar, të cilët akuzohen se janë pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Në kuadër të operacionit të gjerë italo-shqiptar, në pranga ranë Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë, Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë, Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë, Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale", "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Gjithashtu janë shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën gjatë operacionit, shtetasit Elton Hamza, 37 vjeç, banues në Orikum, Vlorë dhe Robert Myftari, 47 vjeç, banues në Vlorë. (A2 Televizion)