U kapën duke transportuar klandestinë, 5 persona në pranga

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 10:33 | Kronikë
U kapën duke transportuar klandestinë, 5 persona në pranga

Policia e Shtetit finalizoi operacionin “Perimetri” në qarkun e Korçës gjatë së cilit u arrestuan 5 persona për transportimin e emigrantëve të paligjshëm në dy raste të ndryshme.

Në afërsi të fshatit Zëmblak u arrestuan M. K. 35 vjeç, F. F. 20 vjeç dhe E. L. 23 vjeç, banues në Laç, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke transportuar me tre mjete në drejtim të Tiranës 15 shtetas të huaj. Të arrestuarit dyshohet se iu kishin marrë emigrantëve nga 1 mijë euro.

Gjithashtu në hyrje të Pogradecit u kapën shtetasit E. Xh. 21 vjeç dhe F. D. 24 vjeç, banues në Korçë, të cilët u kapën po ashtu duke transportuar drejt Tiranës, 3 emigrantë të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorive të Pogradecit e Korçës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos