Aksidenti i tmerrshëm i kampionit të Botës në boks

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 13:19 | Sporte të tjera
Aksidenti i tmerrshëm i kampionit të Botës në boks

Kampioni i Botës në Boks për Peshat e Lehta, Errol Spence Jr shpëtoi për mrekulli në një aksident rrugor të tmerrshëm me makinën e tij Ferrari në rrugët e Dallasit. Kamerat e sigurisë filmuan makinën e boksierit të njohur të rrotullohej disa herë në ajër gjatë aksidentit që e la atë të plagosur rëndë.

Sipas postimeve të fundit të bëra në rrjetet sociale, boksieri dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit, pasi e kishte kaluar natën në një lokal.

https://www.youtube.com/watch?v=fyCNwNIP1GA

Në komunikatën e policisë së Dallasit thuhet se mjeti u përplas me bordurat anësore të rrugës dhe për shkak të shpejtësisë së madhe u rrotullua disa herë, gjatë kësaj kohe makina nxorri dhe shoferin pasi ai nuk e kishte vendosur rripin e sigurisë.

Spence Jr u dërgua me urgjencë në spital dhe raportohet të jetë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos