“Pantani nuk vdiq nga kokaina, e vranë!”

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 10:31 | Sporte të tjera

Marco Pantani, çiklisti italian fitues i Tour de France, i cili u nda nga jeta në 14 shkurt të vitit 2004, nuk vdiq nga droga, ai është vrarë. Të paktën ky është pretendimi i shpërndarësit të drogës që i shiti çiklistit dozën e fundit para vdekjes.

Në një intervistë dhënë së fundmi për “Le Iene”, Fabio Miradossa u shpreh: “Nuk e di pse në atë kohë gjyqtarët, policia dhe karabienerët, nuk e çuan deri në fund këtë çështje. Unë jam i bindur se ai nuk vdiq nga mbidoza, ai ishte i kthjellët, ai është vrarë”.

Fabio Miradossa

Drejtësia italiane e ka mbyllur këtë çështje. Autopsia tha se çiklisti kishte vdekur nga një edemë pulmonare dhe cerebrale e shkaktuar nga një mbidozë kokaine. Pra, shumë dyshime dhe pyetje pa përgjigje në lidhje me vdekjen e Pantanit. Avokati i familjes ka bërë thirrje shpesh për rihapjen e kësaj çështjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos