Aksidentohet makina pa shofer e Tesla, dy persona humbën jetën

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 09:13 | Teknologji

Dy persona humbën jetën në Teksas, ndërsa udhëtonin me një makinë Tesla në Teksas, në një aksident ku policia thotë se asnjë prej viktimave nuk ndodhej në sediljen e drejtuesit.

Makina po ecte me shpejtësi maksimale në Houston kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, për të shpërthyer më pas në flakë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje një nga viktimat ishte ulur në vendin e pasagjerit, ndërsa tjetri mbrapa duke bërë të dyshohet se makina ka qenë në versionin e autopilotit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos