Aksidentohet me makinë presidenti Zelensky

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 07:20 | Bota
Aksidentohet me makinë presidenti Zelensky

Makina në të cilën udhëtonte Volodymyr Zelensky u përfshi në një aksident trafiku në Kiev, por presidenti ukrainas nuk u lëndua rëndë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi presidencial, Serhii Nykyforov.

Nykyforov shpjegoi se makina e presidentit Zelensky, u përplas me një automjet privat, por nuk specifikoi se kur ndodhi aksidenti.

https://a2news.com/2022/09/14/putin-i-shpeton-nje-atentati-dyshohet-se-u-spiunua-nga-brenda/

“Presidenti është vizituar nga një mjek, nuk raportohet për lëndime të rënda”, tha zëdhënësi, duke shtuar se “rrethanat e ngjarjes do të konstatohen nga policia”. “Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit e shpëtuan shoferin e makinës private dhe e futën në ambulancë”, tha Nykyforov.

Pak minuta pasi zëdhënësi i Zelensky bëri deklaratën, zyra e presidentit ukrainas publikoi një video të fjalimit të mbrëmjes që lideri mban çdo ditë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/14/ruset-terhiqen-zelensky-mberrin-ne-izyum-dhe-premton-banore-te-krimese-po-vijme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos