
Çështjet e shqyrtuara në Asamblenë e Federatës nxitën reagimin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë.
Kryetari i kësaj sindikate, Andi Lila shprehu keqardhje për vendimet e marra. Nga përjashtimi i Kamzës, që sipas ish-mbrojtësit të Kombëtares: “Tashmë që nuk është më anëtare, rrjedhimisht nuk duhet të ketë as stadium”. Një akuzë se me këtë vendim, Federata e Futbollit "i dha dritën jeshile" prishjes së stadiumit, të planifikuar nga Bashkia e Kamzës.
Një tjetër pretendim i Sindikatës së Futbollistëve lidhet me faktin se në Asamble nuk u përmend për asnjë moment kërkesa për nisjen e bisedimeve, për kontratën kolektive të lojtarëve. (A2 Televizion)