Akuzohen për “ngacmim seksual” , të rinjtë janë gati t’i kërkojnë ndjesë amerikanes

Nga A2 CNN
10 Prill 2019, 13:25 | Kronikë
Akuzohen për “ngacmim seksual” , të rinjtë janë

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest ne burg" për dy të rinj të akuzuar për "ngacmim seksual" të një shtetaseje amerikane. Të arrestuarit janë Artur Hyka dhe Gesjan Gjoshi, ndërsa episodi i ngacmimit ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Farkës.

Para gjykatës, i dyshuari Hyka ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë. Ndërsa Gjoshi ka pranuar të ketë qenë prezent, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Avokati Enea Cenko ka kërkuar "arrest shtëpie" për Hykën dhe "detyrim për paraqitje" për tjetrin. Sipas avokatit dy të dyshuarit kanë shfaqur pendesë, ndërsa familjarët e tyre janë të gatshëm të kërkojnë ndjesë publike për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos