Alarm për bombë, evakuohet xhamia më e madhe në Gjermani

Nga A2 CNN
9 Korrik 2019, 15:25 | Bota
Alarm për bombë, evakuohet xhamia më e madhe në Gjermani

Xhamia më e madhe e Gjermanisë, e vendosur në qytetin e Këlnit, u evakua pas një kërcënimi për bombë të dërguar me email.

Policia rrethoi zonën dhe bëri kontrollet e nevojshme në godinë. Xhamia drejtohet nga një grup islamik gjermano-turk. Zyrtarët e saj njoftuan se kërcënimi për bombë iu dërgua me email nga një grupim i së djathtës ekstreme.

Gjermania po përjeton një rritje të islamofobisë vitet e fundit për shkak të gjuhës së urrejtjes të përdorur nga partitë dhe lëvizjet ekstremiste. Ne Gjermani jetojnë 4.7 milionë myslimane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos