13-vjeçarja e zhdukur, arrestohen dy persona për trafikim të miturish dhe abuzim seksual

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2026, 18:38 | Kronikë

13-vjeçarja e zhdukur, arrestohen dy persona për trafikim të

Dy persona janë arrestuar me akuzat e trafikimit të të miturve dhe abuzimit seksual, pas kallëzimit të familjarëve se një 13-vjeçare ishte larguar nga banesa.

“Kërkimet u zhvilluan në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas disa ditësh kërkimesh, e mitura u gjet në Tiranë. Në kuadër të hetimeve për këtë rast, shërbimet e DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. Q., 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shërbimet e DVP Fier ndaluan shtetasin E. V., 49 vjeç, banues në Fier”, lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

Gjykata caktoi ndaj të dy shtetasve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos