All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Albin Kurti takon ambasadorin Minxhozi: Vizitën e parë si kryeministër, në Shqipëri

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 21:06 | Kosova
Albin Kurti takon ambasadorin Minxhozi: Vizitën e parë si
All - Paragraf - 1

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti priti në një takim në zyrën e tij ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Kreu i ekzekutivit e cilësoi ambasadorin e Shqipërisë si një mik të afërt dhe i premtoi se vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës do ta zhvillojë në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit. 

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi ranë dakord se bashkëpunimi në mes dy vendeve do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos