Mungoi në ceremoninë solemne, Haradinaj përfaqëson Kosovën në SHBA si kryeministër

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 19:32 | Kosova
Mungoi në ceremoninë solemne, Haradinaj përfaqëson

Ramush Haradinaj mungoi në dorëzimin e detyrës së kryeministrit pasi gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri me dije se përfaqësoi Kosovës në Senatin amerikan në një forum me temë: “Kërcënimet ndaj sigurisë”. Haradinaj theksoi se Prishtina i ka rezistuar ndikimit të Moskës dhe Pekinit në sistemet e komunikimit.

“Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet kineze dhe ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G”, shprehet Haradinaj që përfaqësoi Kosovën si kryeministër, pavarësisht se kjo detyrë tashmë i ka kaluar dhe zyrtarisht Albin Kurtit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos