I dërguari i SHBA, Grenell thirrje qeverisë së Kosovës: Hiqni taksat ndaj produkteve serbe

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 19:01 | Kosova
I dërguari i SHBA, Grenell thirrje qeverisë së Kosovës:

Një ditë pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë ka ardhur dhe kërkesa e parë e ambasadorit, Richard Grenell, i cili është dhe i dërguari i presidentit Donald Trump për bisedimet Prishtinë-Beograd, drejtuar kabinetit Kurti.

Ambasadori Grenell i bëri thirrje qeverisë së re që të heqë menjëherë tarifat e vendosura ndaj produkteve serbe, prej të cilave janë bllokuar dhe bisedimet mes dy vendeve.

"Ne ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive në Kosovë që heqja e tarifave ishte në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj si dhe synimeve për të tërhequr biznese të reja. Dhe udhëheqësit e partive janë pajtuar", tha Grenell për Associated Press.

Ambasadori Grenell vizitoi Kosovën dhe Serbinë para disa javë dhe mundësoi ndërmjetësimin e një marrëveshje për vendosjen e linjes ajrore mes dy vendeve, e cila ishte ndërprerë prej 21 vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos