All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Aleanca për shqiptarët në qeveri? Mediat në RMV: 14 deputetë kundër, rrezikohet mazhoranca

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 14:41 | Ballkani
Aleanca për shqiptarët në qeveri? Mediat në RMV: 14
All - Paragraf - 1

Qeveria në Maqedoni të Veriut po zhvillon përpjekje për të zgjeruar koalicionin, në tentativë për të bërë ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Në shqyrtim është afrimi i partisë Aleanca për Shqiptarët, gjë të cilën e ka konfirmuar vetë kryeministri Dimitar Kovaçevski, sëfundmi edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kryeministri Kovaçevski zhvilloi dhe një takim konsultues me partitë e koalicionit në Shkup lidhur me këtë. Përpara kësaj, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, autorizoi kryesinë për negociata me qeverinë, si dhe takoi kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa do të konsultohet edhe me udhëheqësit e dy partive të tjera shqiptare, Afrim Gashi të Alternativës dhe Bilall Kasami të Lëvizjes Besa.

All - Paragraf - 3

Por kundërshtitë nuk mungojnë, me mediat në Shkup që dalin në konkluzionin se mund të shkohet edhe deri tek humbja e mazhorancës. Raportohet për një total prej rreth 14 deputetësh të partive të ndryshme, përfshirë Alternativës, “Grupit të Zjarrit” të BDI-së dhe të pakicave, të cilët nëse tërhiqen mund të zhysin Maqedoninë e Veriut në një krizë politike që me gjasë përfundon me zgjedhje të parakohëshme.

Alternativa e konsideron këtë një lëvizje për të shuar mosmarrëveshjet brenda BDI-së, pasi një riformatim i qeverisë do të shuante dhe pakënaqësitë e “Grupit të Zjarrit” për ministrat shqiptar. E gjithë kjo vjen teksa LSDM-ja në pushtet me koalicionin e saj me 64 deputetë nga 120 që janë gjithsej në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, po tenton të grumbullojë dy të tretat e votave për ndryshimet kushtetuese. Vendosja e pakicës bullgare në preambul duhet të bëhet deri në shtator të këtij viti, në të kundërt riaktivizohet vetoja bullgare që pengon nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos